Vrasjet në Elbasan, çfarë ndodhi mes Çelës dhe Dumanit?
Disa ditë më parë kreu i Prokurorisë, Olsian Çela tha se bandat në Elbasan kanë marrë terren. Nisur nga ky shqetësim, prokuroria e Elbasanit ka shtrirë hetimin në disa pista për ngjarjet e fundit kriminale. Për vrasjen e vëllait të Talo Çelës është shpallur në kërkim Nuredin Dumani, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia qe Erion Alibej të ketë kontraktuar 37-vjeçarin për ekzekutimin e Bujar Çelës.
Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës, ka bërë që prokuroria ta shtrijë hetimin në dy pista krahas asaj për prishjen e pazareve të drogës. Historia nis me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ku Dumani akuzohet së bashku me vëllain e viktimës, Talo Çela, se kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë.
3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq, ndërsa në vrasjen e të riut, ku si i përfshirë dyshohet Talo Çela, kanë nisur dhe mosmarrëveshjet.
Një tjetër pistë ku janë përqendruar hetimet është edhe përfshirja e Erjon Alibejt, i arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të tjera në Elbasan. Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrjeje. Erjon Alibej është emër i njohur për autoritetet, pasi u arrestua në Itali së bashku me vëllain e tij Endrit Alibej për trafik të lëndëvë narkotike. Në dhjetor të 2018-s, Endrit Alibej mbeti i vrarë së bashku me xhaxhain e tij, edhe kjo ngjarje për të cilën dyshohet se është i përfshirë sërish Talo Çela. /A2cnn/