Vrasjet në Elbasan, tre persona të dyshuar ikën jashtë vendit?!

Plot 5 ditë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar. Por rrethi i të dyshuarve po ngushtohet.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për “Klan” se dyshimet bien mbi tre persona. Ata janë banorë të Elbasanit dhe zonave përreth dhe janë thirrur për t’u marrë në pyetje, por ka rezultuar se ishin jashtë shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se të tre janë larguar jashtë pas mbrëmjes së 3 shkurtit, çka i ka shtuar dyshimet e Prokurorisë dhe Policisë

Ata janë identifikuar, por emrat e tyre nuk behën publike për arsye hetimore.

Të afërmit e tyre kanë thënë se largimi i tyre ka qenë i planifikuar dhe se kanë vajtur tek të afërmit në Greqi dhe Itali. Ata kanë përjashtuar ccdo lloj lidhje me atentatin e së mërkurës.

Efektivët e policisë dhe prokurorët e ngarkuar me çështjen po punojnë për të zbardhur konfliktet, që ata kanë patur me fisin Çapja.

Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si shkak i disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banorë të Elbasanit.

Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt  i mundshëm i fisit Çapja.

Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës. Me kërkesë të policisë , Prokuroria ka vendosur në përgjim të paktën 42 numra telefoni.

SHKARKO APP