Vrasjet në Shkodër – Arrestohet bashkëpunëtori i Parubit për armën dhe arratinë
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 08:35
Policia e Shkodrës arreston një nga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar për masakrën në Shkodër.
Në pranga ka rënë shtetasi Marçel Shipijati.30-vjeçari u arrestua në banesën e tij.
Shipijati dyshohet se e ka ndihmuar Miklovan Parubin në gjetjen e armës së krimit, me të cilën ky i fundit vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë.
Po kështu 30-vjeçari dyshohet edhe se e ka ndihmuar parubin të arratiset pas ngjarjes së rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

