Vrasjet në Shkodër, sekuestrohen 5 makina të blinduara të familjeve Lici e Bajraj

Policia dhe Njësia Speciale RENEA kanë sekuestruar 5 makina të blindura në Shkodër të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj. Efektivët e RENEA-s vijojnë kontrollet në lagjet Dobraç dhe Kiras të Shkodrës pas vrasjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në këtë qytet.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet intensive në qytet dhe është vënë në ndjekej të personave me precedentë të mëparshëm penalë.

Kujtojmë se brenda tre muajsh janë vrarë 6 persona dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur të zhdukur në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?