Vrasjet, qytetarët: Në vitet 90′ s’mbanin biçak, sot kallashnikov

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre si çdo ditë. Sot, disa nga qytetarët u ndalën gjerësisht te ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend, kryesisht në Shkodër, ku gjatë një ekzekutimi mafioz mbetën të vrarë dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali.

Qytetari 1 – Rama nuk fiton më në Kavajë. Ta harrojë Kavajën Rama.

Qytetari 2 – Mirmëngjes, me zotin Bashkim flas. E gjithë bota ngrehet në grevë për hallet e njëri tjetri. Akush nuk ngrihet për Bashën dhe kryemadhin. Rroftë Elvis Naçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari 3 – Mirmëngjes zoti Bashkim. Shqipëria e shkretë historikisht është e lamë me gjak. E shkatërrume pyjesh, e shkatërrume katër anësh bregdeti. Tani së fundmi po i vënë edhe flakën. Po të kisha fuqi do i bëja thirrje Amerikës që të na qeverisë ajo dhe jo kjo klasë kriminelësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari 4 – Mirmëngjes dhe përshëndetje. I ngushëlloj ato dy familje në Shkodër dhe qytetet të tjera që janë të ngatërruara me vrasje dhe grabitje. Është dora e shkurtër e shtetit. Shteti një ditë do zgjohet dhe do ndjejë përgjegjësinë para popullit dhe do veprojë. Jo se jemi bërë pishman se u ndërrua sistemi por gabimet e këtij sistemi i kena bërë që të ecim para.

Qytetari 5 – Kur dolën këta filiza, kush i nxorri këta. Deri në 90 nuk guxonin të mbanin një biçak, tani mbajnë kallashnikov. Tani për sa i përket pronës zotit Bashkim, është ADN-ja e investimeve në Shqipëri. E gjithë klasa politike e di që ligji 7501 është ligj abuziv dhe antikombëtar dhe nuk e marrin mundimin ta ndryshojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?