Vrasjet, zv.ministri përplaset me gazetaren: Qytetarët, jo të kërcënuar

Qytetarët nuk duhet të ndihen të kërcënuar, pavarësisht se bandat lajnë hesapet njëra me tjetrën.  Kështu mendon zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili për të mbrojtur punën e policisë që sipas tij po bën punë të mirë debatoi dhe me gazetaren Klodiana Lala.

“Nuk të përgjigjem ty se nuk je prokurore”, i tha zëvendës ministri i Brendshëm, gazetares.

“Çdo ngjarje e rëndë është shqetësuese. Dhe për çdo ngjarje duhet të bëjmë dallimi, kemi vrasje aty për aty, kemi vrasje në familje, kemi dhe disa vrasje që janë dhe për likuidime. Qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar” tha zëvendës ministri i Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Fevziu: Policia duhet të kontrolloj dhe larjen e hesapeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besfort Lamallari: Sigurisht. Do të ishte e pa drejtë të themi që krimi kërcënon Shqipërinë, për të shqetësuar njerëzit. Pse? Njerëzit duhet të shqetësohen për 125 vrasje për shembull, siç ishte para disa vitesh./Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?