Vrau Arielën, 23-vjeçari ndërron jetë në spital
7 ditë pasi vrau mizorisht 21-vjeçaren, Arjela Murataj, ka ndërruar jetë në spital 23-vjeçari Aldison Belulaj. I riu nga Fieri pas vrasjes së Arjela Muratit tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.
Prej 1 jave Aldisoni ishte në gjendje kome, ndërsa sot ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës rreth orës 18:00.
Të dielën e 21 janarit, ai qëlloi me armë zjarri studenten 21-vjeçare, më të cilën thuhej se kishte një lidhje prej 4 vitesh, të paktën kështu deklaron familja e të ndjerit.
Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.
KOHA JONË SONDAZH

