Vrau dje 35-vjeçarin me armë gjahu, arrestohet autori, policia: Kishin dalë për gjueti! Tre persona të tjerë…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Bulqizë, ku një 35-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua me çifte nga një i afërm i tij në një zonë pyjore.

Blutë njoftojnë se është arrestuar autori i ngjarjes, ndërsa janë proceduar edhe tre shtetas të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për gjueti.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku u plagos me armë gjahu dhe më pas humbi jetën 35-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Policia nis procedimin penal dhe për 3 shtetas të tjerë.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Prokurorinë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, në Bulqizë, arrestuan shtetasin F.K., 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F.K., sëbashku me shtetasin V.K, (viktima), dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht shtetasi F.K., ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit V.K., ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu (çifte), 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?