Vrau familjen e të vëllait në 2006, autori s’i shpëton dot burgut të përjetshëm
Nuk i shpëton dënimit me burg përjetë Luan Marra, i akuzuar si autori i masakrës së ndodhur më 9 shkurt 2006 në komunën i Havaleas në komunën e Kozarës.
Luan Marra u arrestua dhe u dënua me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marrës, si dhe ekzekutimin e kunatës Flories, e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi, si dhe djalin 2- vjeçar të viktimave, Artiol Marra.
Gjykata e Beratit rimori në gjykim dosjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthim të cëshjes për gjykim nga e para.
Sot Gjykata e Rrethit të Beratit shpalli fajtor dhe dënon me burgim të përjetshëm Luan Marrën për veprat penale: “vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” dhe “arrembajtje pa leje”. Vendimi është dhënë mesditen e sotme nga kryesuesja e trupit gjykues Rudina Palloi.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

