Vrau fqinjën/ Rrëfehet vrasësi Fetah Marra: Nuk më dha 60 mijë lekë për cjapin

Fetah Marra ka pranuar vrasjen e fqinjës, si edhe ka rrëfyer për krimin e rëndë në Polici. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 20 janar në fshatin Kozare të Beratit, ku Marra e mbyti me duar 63-vjeçaren e më pas trupin e pajetë e hodhi në një kanal.

“Fatime Suli më kishte marrë cjapin për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk ka dashur që të më jepte lekët. Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. S’donte të më jepte 60 mijë lekë. Prandaj e mbyta”.

Përveç Marrës, në polici u shoqëruan atë natë edhe 4 barinj të tjerë, dy prej të cilëve kishin dëshmuar se e kishin parë Marrën duke ikur me vrap dhe i trembur përmes tokave, por asnjë prej tyre nuk kishte qenë dëshmitar në momentin e konfliktit mes autorit dhe viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasësi Fetah Marra ka deklaruar në polici, në lidhje me statusin e tij, se ka qenë 4 herë i martuar me celebrim dhe gratë e kishin divorcuar sepse kur pinte raki dhe ushtronte dhunë mbi to.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?