Vrau gjyshin e tij, gjykata lë në burg 17-vjeçarin
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin e tij me armë zjarri dhe më pas e grabiti.
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” edhe për 28-vjeçarin që i shiti pistoletën të miturit si dhe “detyrim paraqitje” për dy shokët e adoleshentit.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘Rilindja’ teksa 69-vjeçari Vangjel Kapllani është qëlluar me një plumb pas koke në banesë nga nipi i tij, të cilit i kishte vënë emrin e tij.
Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në një intervistë për News24 nipi deklaroi se e kishte gjetur gjyshin të larë në gjak në shtëpinë e tij duke u munduar të fshehë krimin.
Pas zbardhjes së ngjarjes nga policia, nipi pranoi krimin dhe u shpreh se e vrau gjyshin se i kishte nxirë jetën.
“E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më”- ka thënë para oficerëve të policisë 17-vjeçari nga Vlora.
KOHA JONË SONDAZH

