Vrau gruan me sëpatë, autori ka qenë i shtruar disa herë në psikiatri
Familjarët e 42-vjeçarit që vrau gruan me sopatë në Koplik kanë hapur dyert e mortit në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa trupi i së ndjerës nuk do të përcillet për në banesën e fundit nga aty.
Familjarët vendosën që ti bëjnë nderimet në vendlindjen e saj në fshatin Zagore. Forca të shumta police vazhdojnë të ruajnë banesën e çiftit Bajrakurtaj që prej ngjarjes së rëndë. Ndërkohë Ylber Bajrakurtaj rezultonte person me probleme mendore dhe për këtë ai trajtohej.
Ora News ka kontaktuar me mjekun psikiatër, Gjon Preçi, i cili tha se 42 vjeçari dhe bashkëshortja e tij e ndjerë kishin kartelë të hapur në qendrën e shëndetit mendor
“Ai ishte me prapambetje mendore, të shkallës së lehtë deri tek e moderura por që disa herë kishin çuar në qëllime psikike, periodike, të shpeshta për të cilat është shtruar disa herë në spitalin psikiatrik.”
Për neuropsikiatrin Gjon Preçi, Bajrakurtaj qëndronte i lirë për shkak se nuk shfaqte shenja dhune por kjo nuk e justifikon situatën në të cilën ndodhet ky kontigjent që shëndrrohet në rrisk për veten, familjarët dhe komunitetin.
“Është rasti më i keq ku këto persa kanë njëlloj raporti fizik dominues në familje që mund të bëjnë akte dhune të tmerrshme. Dhe ky është nëj akt i tmerrshëm Të shtrohen herë pas here, sa herë dekonspensohet sjellja e tyre, që bëhet e vështirë për ta mbajtur në ambiente familjare.”
Shërbimi ku trajtohen personat me çrregullime të shëndetit mendor funksionin e hapur si qendër emergjence 48 deri ne 72 orë por në këtë rast pacientët nuk mund të marrin trajtim të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

