Vrau gruan në Golem, burg për 73-vjeçarin. Sëpatën e la në kovën me ujë

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 73-vjeçarin Veli Dervishi, i dyshuar se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, Shazivare Merja (Dervishi).

Ngjarja ka ndodhur në banesen e tyre ne zonen e plazhit ne Golem, Bashkia Kavaje. Shtetasi Veli Dervishi  ka qene duke debatuar per motive te dobeta me shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) nga e cila edhe pse ishte divorcuar , bashkejtonte me te ne te njejten banese. Dy shtetasit po debatonin ne aneskin e jashtem te shtepsie dhe ne kete kohe aty nuk kishte  njerez te tjere.

Gjate debatit shtetasi Veli Dervishi ka goditur bashkejetuesen e tij shtetasen Shazivare Merja (Dervishi) tre here me nje sopate nga pas kokes duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjehershme. Me pas autori ka lene sopaten me te cilen kishte kryer krimin tek nje kove uji nga pas shtepise dhe ka dale tek veranda e shtepise se tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kete kohe njeri nga komshinjt,  ka degjuar zhurmat dhe ka lajmeruar ne Stacionin e Policise Golem . Patrulla e Policise ka ardhur tek banesa e shtetasit  Veli Dervishi dhe ka marre kontakt me kete shtetas te cilin e ka pyetur nese ne kete zone ka patur ndonje konflikt. Shtetasi Veli Dervishi ka komunikuar ne telefon me djalin e tij, Arturin dhe i ka thene qe te shkonte urgjent ne Golem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arturi i cili ne ate kohe   ka qene duke konsumuar nje kafe me shoket e tij eshte nisur  menjehere ne drejtim te Golemit. Sapo ka ardhur  Veliu (Dervishi) i ka treguar djalit te tij per çfare kishte bere dhe i kishte kerkuar qe te çonte tek Stacioni i Policise qe te dorezohej.  Arturi nuk ka hyre fare tek aneksi ku ndodhej viktima por  menjehere ka çuar babain e tij ne Stacionin e Policise ne Golem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?