Vrau gruan, shqiptari kërkon falje në rrjetet sociale pas krimit. Ja ku ka ikur

Shqiptari Avni Mecja ka vrarë gruan e tij rumune në Itali dhe më pas është zhdukur. Në një media italiane, thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje pas krimit.

Duke i’u referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal. Autori i krimit dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Avni Mecje, shqiptar, 49-vjeçar punëtor ndërtimi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Burri gjatë një telefonate me të afërmit që jetonin në zonën e Veronës pas krimit u ka thënë se duhej të ikte sepse ishte në kërkim. Ai do të largohej nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij. Sipas mediave italiane, shqiptari menaxhonte dy profile sociale në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në profilin e parë, ai personal i Avniut bie në sy vetëm prania e miqësive femërore, ndërsa në atë të ndarë me bashkëshorten e tij Aleksandrën të vetmet foto të dukshme janë të pak ditëve më parë ku duken bashkë, por ku vështrimi i saj bën të mos duket se është e lumtur. Ndoshta shenjat e një krize. Sipas disa fqinjëve, çifti kohët e fundit ishte dëgjuar shpesh duke u grindur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?