Vrau Hermes Beqirin për një kapele, autori mohon krimin në gjykatë: Isha te dajat!

Autori i dyshuar për vrasjen e të riut Hermes Beqiri, 20-vjeç, në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në nëntor 2017 në Shkodër, ndryshon dëshminë përpara trupës gjykuese. Elvis Hoxha, 17-vjeç, mohon të jetë ai autori i dyshuar i krimit. Më herët ai kishte pranuar se e kishte vrarë Beqirin pasi ishte zënë në një bar-kafe për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.

Hoxha tha se Beqiri e kishte dhunuar, çka kishte bërë që ai të shkonte në shtëpi dhe të merrte armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën edhe e ekzekutoi shokun e tij. Në seancën e sotme, Elvis Hoxha deklaron se ka qenë në Malësi të Madhe tek dajat kur ka ndodhur vrasja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar qelizat telefonike të autorit për të gjetur vendndodhjen e tij në momentin e krimit. Prokuroria ka 10 dëshmitarë, armën e krimit dhe gjurmët e barutit në xhaketën e autorit si dhe përgjimet ambientale. Në pranga pas krimit ranë edhe dy shokët e autorit, Ditmir Harifi, dhe Bekim Turishta të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?