Vrau ish bashkëshorten, lihet në qeli Fadil Kasemi

Fadil Kasemi, vrasësi i ish bashkëshortes së tij Fildez Hafizi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Masa e sigurisë “arrest me burg” e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është në përputhje me kërkesën e Prokurorisë, që e akuzon 53-vjeçarin për veprat penale: Vrasje për shkak të lidhjeve familjare, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Dosja hetimore

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se: Më datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…..” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, “Benz” me targa AA 880 OS. Në këtë kohë është afruar ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të Rrugës Bardhyl, automjetit furgon “benz mercedez”, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K. T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K. T., ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr. 1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit shtetasi K. T., e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda kërkohet:

Të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të parashikuara nga nenet 79/c, 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?