Vrau ish-vjehrrin, arrestohet “dhëndri”

 

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e vrasjes në Kashar.

Pas një operacioni të gjerë, në të cilin morën pjesë rreth 150 efektivë policie, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e Altin Alukut, i cili një ditë më parë vrau ish-vjehrrin e tij, Lutfi Xhaferri 56 vjeçar dhe plagosi ish-vjehrren Naime Xhaferri, 55 vjece, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Altin Aluku eshte kapur ne zonen prane fshatit Prush rreth ores 03:20 të mëngjesit të sotëm, 18 maj 2015.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth ores 08:30 të mengjesit të së dielës ( 17 maj 2015) në lagjen “17 Maji”, ne zonën e quajtur Kashar-Koder.

Një debat mes ish-dhëndrit dhe vjehrrit, degjeneroi në një skene krimi. Lutfi Xhaferri 56-vjeçar gjeti vdekjen ndërsa bashkëshortja e tij Naime Xhaferri, 55 vjece, arriti ti shpetoje plumbave. Plaget e marra në dore nuk e kanë vënë jetën e saj në rrezik.

Vetëm pak kohë pas krimit, policia tha se shkaqet lidhen me prishjen e një kurore. Viktima dhe autori kishin lidhur më parë krushqi.

Vajza e familjes Xhaferri, me parë e fejuara e autorit, ishte larguar drejt Italisë me një tjetër djalë të zgjedhur nga familja.

Kaq ka mjaftuar që ish-dhëndri të shfaqet në derën e shtëpisë se ish-vjehrrit për të kërkuar llogari.

Gjatë ditës së djeshme policia arrestoi në flagrancë edhe babain e autorit të dyshuar, shtetasin Skënder Aluku, 66 vjeç, banues në fshatin Kashar, sepse gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 170 (njëqind e shtatëdhejtë) cope fishek luftarak model 56.

SHKARKO APP