Vrau kunatën, dëshmia e Erdet Çapokut: Dyshoja se tradhtonte vëllain
Janë zbardhur pjesë nga dëshmia e Erdet Çapokut që në orët e para të mëngjesit të sotëm masakroi me levë dhe thikë kunatën e tij, Enkeleda Çapoku.
Pas arrestimit nga policia në zonën e Laprakës, Çapoku është shprehur se ka qenë i dehur kur ka shkuar në shtëpinë e kunatës. Ai është shprehur se dyshonte se kunata tradhtonte vëllain e tij.
“Kam qenë i alkoolizuar kur kam shkuar në apartamentin e kunatës.
Kemi patur konflike, pasi dyshoja se tradhtonte vëllain”,- ka thënë Erdet Çapoku për policinë.