Vrau kunatin, Shundi kërkon të lirohet nga paraburgimi

Klajdi Shundi, 34-vjeçari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij, kërkon të lirohet nga paraburgimi. Shundi ka ankimuar në Apel masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ngjarja ku u vra me thikë Vladimir Zvezhda ndodhi në orët e para të datës 1 janar në rrugën “5 Maji”. 34-vjeçari ka pretenduar se nuk mban mend se si ka ndodhur ngjarja, për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për Klajdi Shundin, më 3 janar. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të kunatit të tij në orët e para të vitit 2021, teksa ishte në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?