Vrau me çifte fqinjin, autori është Eduart Afmataj. Konflikti për motive të dobëta

Ky është autori Eduart Afmataj, i cili vrau me çifte fqinjin e tij Artur Çangut në Fushë Krujë mbrëmjen e së premtes. Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël dhe mësohet se viktima dhe autori ishin fqinj.

Sipas policisë, sherri ishte për motive të dobëta, ndërsa ende nuk dihen detajet. Familjet përkatëse janë marrë në pyetje dhe nuk kanë raportuar asnjë konflikt të mëparshëm.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij”-njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?