Vrau me thikë 17-vjeçarin, gjykata e Korçës lë në burg adoleshentin

 

Në një seancë të ditës së sotme, Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 16-vjeçarin A. Fecanji, i cili vrau me thikë pak kohë më parë një 17-vjeçar.
 
Adoleshenti Fecanji, vrau me thikë 17-vjeçarin M. Kodra, pas një zënke për lojën në kompjuter.
 
Organi i akuzës, tha se sherri me pasoja fatale për 17-vjeçarin Kodra nis pas një zënke për lojën në kompjuter, ku pas sherrit A. Fecanji goditi të riun me thikë në qafë, ku i shkaktoi edhe vdekjen.
 
16-vjeçari që kreu vrasjen, edhe më herët njihej si person problematik.

SHKARKO APP