Vrau me thikë vjehrrën në Dibër, nusja refuzon të flasë në polici
Para pak ditësh një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Maqellarë të Dibrës ku nusja vrau me thikë vjehrrën e saj. Miranda Markja është 44-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj por kjo ka refuzuar të flasë në Polici. Familjarët kanë dëshmuar në polici se 44-vjeçarja vuante nga problme të shëndetit mendor dhe ditën kur ka ndodhur ngjarja ato kanë qenë të vetme në shtëpi.
Sipas Policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në Polici me shumë orë vonesë. Miranda Markja e arrestuar tani më, akuzohet për “vrasje me dashje”, ndërsa policia ka sekuestruar dhe thikën me të cilën nusja vrau vjehrrën.
Ka qenë vetë nusja ajo që ka telefonuar bashkëshortin e saj i cili shiste në tregun e qytetit për ta njoftuar për atë që kishte bërë. Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.