Vrau në mënyrë makabre fqinjin/Mbrojtja: Të shtrohet në spital psikiatrik. Gjykata: Burg

Hamza Çela, 37-vjeçari që masakroi me thikë të afërmin e tij në Poliçan, rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të dhunës. Për më tepër, fqinjët tregojnë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh me medikamente. Në seancën e së mërkurës, Gjykata e Beratit ka vendosur masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin, i vrau me thikë 77-vjeçarin, Ramadan Çela.

Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij, mbrëmjen e së hënës për çështje pronësie, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur dje me “togat e zeza” të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se 37-vjeçari u transportua drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias, për shkak të situatës të pandemisë nga Covid-19. Gjatë seancës që zgjati rreth 1-orë mësohet se Prokurori i çështjes, Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Adelajda Gjuzi, pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë,e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat. Hamza Çela mësohet t’i ketë thënë 77-vjeçarit “Mos hajde më këtu të punosh, se toka është e imja” dhe pas një debati, ka shkuar ka marrë thikën dhe më pas e ka vrarë në mënyrë makabër. Mësohet se viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij por rikthehehej herë pas here në shtëpinë në fshat Jaupas, ku kujdesej për tokat.

Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, unifomat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit. Ka qenë nipi i viktimës, Ajet Çela, i cili ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. “Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart. Kur mbërrijë çfarë të shihja, shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë”.

SHKARKO APP