Vrau në Vlorë, arrestohet pas 17 vitesh në Greqi
Një 59 vjeçar i dënuar me burg për jetë është arrestuar në Greqi.
Xhemal Dule është dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2000 në Vlorë.
“Shtetasi Xhemal Dule është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

