Vrau nënën në kushte depresioni, jepet masa e sigurisë për Albi Muhollarin
Gjykata e Përmetit ka lënë në burg të riun Albi Muhollari, i cili mbyti me pastmas nënën e tij, mbrëmjen e të shtunës.
Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e të riut, pavarësisht pretendimeve nga pala e mbrojtjes që Muhollari të shtrohej në një spital psikiatrik.
Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i të riut, ndërkohë që mbrojtja u bë nga avokati i caktuar kryesisht, Çlirim Rabi.
Ndaj të riut pritet që të bëhet akt ekspertimi, për të vërtetuar nëse vuan apo jo nga probleme të shëndetit mendor.
Babai i autorit të krimit të rëndë dhe njëherësh bashkëshorti i viktimës tha se në burg duhet të ishin mjekët që u morën me rastin e djalit të tij, dhe jo i riu.
Albi Muhollari cilësohej prej të gjithëve si një student ekselent, dhe vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Amerika në Përmet, ku edhe kreu krimin e rëndë ndaj nënës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

