Vrau për motive të dobëta të riun në Laç, arrestohet vrasësi 32-vjeçar (EMRI)

Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shkorreti ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i punës të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Policia e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhej ngjarja si dhe të identifikohej autori i dyshuar i vrasjes.

Policia e Shtetit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit Emanuel  Koca 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24 vjeçarit pas një konflikti të çastit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal. /Faxnews

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?