Vrau pronarin anglez, 24-vjeçari shqiptar ekstradohet në Britani

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar, Elton Sefa, 24 vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia britanike për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe bazuar në Konventën Evropiane të Ekstradimit, bëhet me dije se është kryer për herë të parë ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar.

Elton Sefa është dënuar nga Gjykata e Magjistratëve në Westminster pasi më 17 prill të vitit 2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas kryerjes së vrasjes, ai është larguar nga territori i Mbretërisë së Bashkuar dhe është arrestuar në Shqipëri.

Mësohet se i riu ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

SHKARKO APP