Vrau shokun e dhomës me bastun në azil, 78-vjeçari nuk shtrohet në psikiatri, dërgohet në burgun e Lezhës

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për shtrim në psikiatri të Zyhdi Shehit, 78-vjeçari që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës me bastun pak ditë më parë, por në fakt i moshuari është akomoduar në burgun e Lezhës.

Avokati mbrojtës i Zyhdi Shehut i kërkon Burgjeve ta çojnë klientin e tij në spitalin e burgut, siç është urdhri i ekzekutimit të prokurorisë që ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me shkresë Bllokut të Sigurisë për akomodimin e Shehit në Spitalin e Burgjeve, urdhër që nuk është ekzekutuar.

SHKARKO APP