Vrau shqiptarin dhe e hodhi në kanal, arrestohet 44-vjeçari grek
Është gjetur dhe më pas është arrestuar autori i vrasjes së 63-vjeçarit shqiptar disa ditë më parë në Greqi.
Ngjarja ndodhi në zonën Spartera, në Korfuz ku shqiptari ishte vrarë e më pas ishte hedhur në një kanal.
Mediat greke shkruajnë se vrasësi është një banor i zonës, i cili e ka pranuar krimin.
Emri i tij nuk bëhet i ditur por mediat greke shkruajnë se ai është një 44-vjeçar që para ngjarjes kishte pasur sherr me viktimën në një lokal.
Pas kësaj ai kishte dalë nga lokali, kishte marrë një armë gjahu dhe e kishte vrarë. Më pas, për të fshehur krimin, trupin e kishte hedhur në një kanal aty pranë.
Autopsia konfirmoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me armë nga një distancë e afërt. Kurse mediat lokale të Korfuzit shkruanin se shqiptari njihej nga banorët si njeri i qetë, i respektuar dhe nuk ka pasur më parë probleme me drejtësinë. Autori i dyshuar u la në arrest me burg nën akuzën për vrasje me paramendim, kurse armën e krimit nuk e ka dorëzuar në polici.
KOHA JONË SONDAZH

