Vrau shqiptarin me çifte, 53-vjeçari italian del nga burgu: Isha në panik

53-vjeçari italian, Sandro Mugnai i cili qëlloi për vdekje shtetasin shqiptar, Gëzim Dodoli ka treguar për mediat italiane ngjarjen e ndodhur më 5 janar, në Arezzo. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mes dy fqinjëve ka ndodhur një sherr. Gjatë konfliktit, 59-vjeçari tentoi me eskavator që të prishte shtëpinë e italianit.

“Pashë dritaren që ra dhe dëgjova zhurmat e ekskavatorit, nuk kisha zgjidhje tjetër. U mundova që të flas me të, por më goditi me ekskavator. Nuk dija çfarë të bëja më. Isha në panik. Në shtëpi ndodheshin 7 persona, të cilët rrezikonin që të gjithë që të vdisnin sepse ai nuk na linte që të largoheshim. Nuk kisha zgjidhje”, është shprehur italiani.

Sandro Mugnai ka lënë qelinë, pasi trupi gjykues vlerësoi se 53-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?