Vrau të dashurën shqiptare, burg përjetë politikanit
Dy vite më parë, 64-vjeçari politikani italian, Franco Vignati vrau me një plumb në qafë të dashurën shqiptare dhe më pas trupin e saj e hodhi në lumë. Dy vite pas krimit të rëndë, dje Gjykata Italiane dha vendimin final, atë të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasësin e Lavdjie Krujës.
Sipas mediave italiane raportohet se 64-vjeçari, i njohur si ish-anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, në qytetin e Chignolo Po, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Milanos, në Itali.
Prokuroria e Lodit i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin, pasi italiani akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Gruaja, 40-vjeçare ishte nënë e dy fëmijëve. Vignati do të duhet të rimbursojë 200 mijë euro kompensim të përkohshëm për secilin nga dy fëmijët e gruas së vrarë.
Vrasja e 40-vjeçares shqiptare ka ndodhur më 30 maj 2016 në brigjet e lumit Po, në komunën Monticelli d’Ongina , ku italiani kishte shërbyer si këshilltar komunal për kulturën.
KOHA JONË SONDAZH

