Vrau të riun Klodian Rasha, ish-efektivi apelon vendimin
Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit. Ai kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, duke argumentuar se nuk ishte vrasje me dashje.
Gjykata e Tiranës dënoi Hajdarajn me 15 vite burg dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite. Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë.
Qazim Rasha u shpreh se 25-vjeçari ishte vrarë nga një sekt i dhunshëm, duke iu referuar Policisë së Shtetit, ndërsa kujtojmë se pas vrasjes vendi u përfshi në një protestë 6-ditore, që çoi në shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.