Vrau vajzën dhe të dashurin e gruas, shqiptari-bashkëshortes: Duhet të jetosh që të vuash

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, ka rrëfyer para hetuesve se vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin që dyshonte se ishte i dashuri i gruas. Ai mësohet se i ka thënë të shoqes se nuk do e vriste. ”Nuk po të vras, duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar”,-kështu mësohet të ketë thënë autori.

Në video Taulanti kishte shtuar se do të vriste dhe djalin. 45-vjeçari u ndalua pikërisht teksa ishte në kërkim të djalit 5-vjeçar. Vogëlushi shpëtoi duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes së shtëpisë. Vrasësi ishte shumë i lidhur me djalin e tij të vogël dhe këtë e dëshmojnë fotografitë e shumta të publikuara me fëmijën në profilin e tij në Facebook.

Gruaja e plagosur është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Të dy janë të martuar prej 17 vitesh. Për të konstatuar ekzistencën e lidhjes së dyshuar jashtëmartesore dhe shkëmbimin e mesazheve në një bisedë mes bashkëshortes së vrasësit dhe viktimës, hetuesit italianë i kanë sekuestruar celularët e gruas, bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e ka publikuar videon e vrasjes së dyfishtë në internet dhe në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?