Vrau vajzën dhe të dashurin e gruas, shqiptari: Një ditë ai e solli me makinë Maserati
Taulant Malaj ka rrëfyer vrasjen e dyfishtë të vajzës së tij 16-vjeçare dhe italianit 51-vjeçar. Në dëshminë e tij bukëpjekësi shqiptar shprehet se vrasja ka ndodhur për shkak të lidhjes së gruas së tij me italianin 51-vjeçar.
“Unë e bëra videon pranë kufomave, nuk kishte asnjë arsye të veçantë. I regjistrova takimet e tyre, një ditë ai e solli me makinë me Maserati. Pasi i vrava mora në telefon vëllain tim të cilit i thashë çfarë kisha bërë. Nuk erdhi menjëherë, kishte frikë, mbërriti pas ambulancës”, tha bukëpjekësi 45-vjeçar shqiptar.
Gjatë marrjes në pyetje ai foli edhe për tentativën e vrasjes së gruas së tij, të cilën ai vazhdon ta akuzojë se ka pasur një lidhje intime me Massimon për më shumë se një vit, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë apartamentesh në Torremaggiore.
Sipas raportit të pretenduar, Taulant Malaj do ta kishte planifikuar masakrën po atë natë, pasi kishte kapur gruan e tij duke biseduar me Massimon. Gruaja Tefta e cila i mbijetoi masakrës dhe ndodhet ende në spital, kërkon të shohë trupin e vajzës së saj, e cila kishte ndërhyrë atë mbrëmje për ta mbrojtur. Për shkak se trupi i Xhesikës është në dispozicion të drejtësisë dhe për këtë arsye nevojiten autorizime.
KOHA JONË SONDAZH

