Vrau xhaxhain dhe veten, pistë e sherrit është një ngjarje në Greqi

Vrau xhaxhain dhe më pas veten. Ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Mekat të Vlorës, e ka zanafillën e sherrit që para 10 viteve.

Humbja e djalit të Jorgji Koretës në Greqi 10 vjet më parë është një ndër shkaqet që dyshohet se ka shërbyer si motiv për tragjedinë. Nipi Genci Koreta që vrau xhaxhin me çifte kishte punuar në Greqi me djalin e Jorgji Koretës që humbi jetën në punë.

Ai ka qenë pranë kushëririt në momentin kur ra nga skela dhe burime thonë se shpesh akuzohej nga familja e xhaxhait të tij se përse nuk e shmangu dot vdekjen e të birit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tragjedisë së kushëririt Genci Koreta u kthye në fshat ku jetoi pa krijuar familje, deri mbrëmjen e së hënës kur vrau xhaxhain duke vjelë ullinj e më pas vrau veten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?