Vret veten me armën e të shoqes police

Bernad Ujka humbi jetën duke qëlluar veten me armën e shërbimit të shoqës së vet police.

Sipas informacioneve nga policia ngjarja është shënuar rreth orës 11:55 minuta të ditës së sotme, 19 prill, në banesën e tij në rrugën “Xhorxh Bush”.

“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B.U, 50-vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes” informon policia e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?