Vriten motër e vëlla në Mirditë, zbardhet identiteti i viktimave
Motër e vëlla kanë humbur jetën në një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Kodër Rrëshen, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.
Gazetari i Ora News, Elvis Hila thotë se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një krim në familje, apo dy personat janë ekzekutuar nga persona të tjerë.
Një prej viktimave është Edison Filopati, ndërsa nuk dihet ende emri i motrës së tij.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Dy viktimat janë dërguar në morgun e spitalit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.