Vritet me armë zjarri punonjësi i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë të Shkodrës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Mediat shkruajnë se viktimë ka mbetur P.Tonaj, punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve.

Nuk dihet ende në ç’rrethana ka ndodhur ngjarja, cili është motivi i krimit dhe autorët e tij. Policia nuk ka dhënë ende detaje për atë që ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodër/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?