Vritet me plumb në qafë një 40-vjeçar shqiptar në Itali

Shtetasi shqiptar Petrit Nikolli, rreth 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Rimini të Italisë.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme pranë një restoranti në shëtitoren “Toscanelli”, ku shqiptari është qëlluar nga një automjet.

Sipas policisë italiane, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, ndërsa autori i saj është arrestuar disa orë pas ngjarjes në Milano. Identiteti i autorit ende nuk është bërë i ditur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?