Një ushtar-ekstremist grek, i vrarë sot nga policia, acaron marrëdhëniet shqiptaro-greke

Një ekstremist grek, Kostandinos Kaçifas, është vrarë sot nga policia shqiptare, pasi 35-vjeçari Kacifas rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në fshatin Bularat në Gjirokastër, në drejtim të punonjësve të policisë.

Burime për “Koha Jonë” thanë se 35-vjeçari nuk i është bindur thirrjes për dorëzim, por ka vijuar të qëllojë me armë policinë, e cila u kundërpërgjigj duke e vrarë. Gjatë tentativave për dorëzimin e tij, Kaçifa ka qëlluar disa herë mbi policinë duke vënë në rrezik jetën e efektivëve të forcave të rendit. Para se të vritej Kaçifa ka bërtitur:”Rroftë Greqia, rroftë Helenizmi”. Mënjëherë ka reaguar shteti grek.

Pas vrasjes së ushtarit grek në Gjirokastër, Konstantinos Kacifas ekstremistët në vendin fqinj kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Athinë para ambasadës sonë. Ata u organizuan përmes rrjeteve sociale ndërsa në orën 19:30 u mblodhën duke protestuar nën thirrjet ‘Shqiptarët janë qen, t’i djegim në zjarr’. Konstantinos Kacifas ishte ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.

Deklarata e Plotë e MPJ-së së Greqisë:

“Autoritetet greke, në kontakt me homologet shqiptare, kanë ndjekur nga afër nga momenti i parë zhvillimin e episodit ne fshatin Bularat, Shqipëri, ku shtetas grek duket te këtë hapur zjarr me kallashnikof kundër automjet të policisë shqiptare, te cilët kërkonin arrestimin e tij. Pak më parë, u informuam zyrtarisht se nga shkëmbimi i te shtënave me policinë shqiptare, Konstandinos Kacifas ka mbetur i vdekur. Shprehim dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllime familjes. Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu. Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura.”, thuhet në reagimi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

5bd5ebf06ff58greqia

Pas vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastër, ka reaguar edhe shefi i qeverisë, Edi Rama.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagimin e kryeministrit Rama.

Reagimi i Ministrisë Shqiptare 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku u vra Kostandin Kaçifa.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Gjatë  ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.

Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje .

Në foto: Ekstremisti grek që u vra nga policia shqiptare në Gjirokastër

Në foto: Ekstremisti grek që u vra nga policia shqiptare në Gjirokastër

(Në foto makinat e policisë të qëlluara me armë nga Kostandinos Kaçifa)

Pas vrasjes së të riut ekstremist grek, mediat greke po e bëjnë hero! Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Shpëtim Zinxhiria, teksa publikon një artikull të medies greke ANT1 News, shkruan:

‘Mediat greke e bejne hero ekstremistin, ne vend qe ta denojne kete ngjarrje…’

Më tej gazetari shprehet: ‘Ne vend qe te kerkojne falje dhe te denojne kete ngjarrje e bejne edhe hero, me justifikimn se ky ngriti flamurin grek, dhe policia shqiptare e uli ate, prandaj qelloi. Pyetja shtrohet po pse vajti me arme per te ngritur flamurin nese biem dakord per nje cast me mediat greke.’

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan ‘Grek ose vdekje’.

SHKARKO APP