Vritet një person në Vlorë
Një ekzekutim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e skelës në Vlorë. Viktima është 32 vjeçari me iniciale J.T.
Sipas raportimeve të para, 32 vjeçari ishte duket udhëtuar me mjetin e tij, kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me armë. 32 vjeçari ka humbur jetën menjëherë.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Gjithashtu mësohet se janë ngritur patrulla të shumta në hyrje-daljet e qytetit për kapjen e autorit të vrasjes.

