Vr*sja e efektivit, policia kontrolle me dron. Vëllai i autorit është në burg për tentativë vr*sje
Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Novruz Cenalia, këtë të hënë. Policia si dhe Forcat Renea, po kryejnë kontrolle me dron dhe me qen në fshatin Sulaj, vendi ku dyshohet se është fshehur autori.
Është sekuestruar edhe makina e autorit, i cili e ka braktisur dhe më pas është larguar. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30.000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.
Vëllai i Azgan Mërnicës, Kiri Mërnica, aktualisht ndodhet në burg për tentativë vrasje. Ai u arrestua më 17 prill 2021 pasi bashkë me 3 të tjerë u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj. Kiri Mërnica në kohën kur ndodhi plagosja ndodhej në ”arrest shtëpie”.
Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi.