Vr*sja e Eglit, mbyllen hetimet. Dalin në gjyq 4 të pandehurit

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Egli Progës, mbi 4 të akuzuarit dhe pritet që ditën e sotme të bëjë komunikimin në IEVP ndaj të pandehurve. Ata më pas do të përballen me akuzat e ngritura dhe provat e grumbulluara nga hetuesit në gjykatë.

Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi.

Vijon hetimi për shpërdorim detyre për punonjësit e policisë dhe çështja është ndarë. Egli Proga la pas dy fëmijë, kur u vra mbrëmjen e 10 gushtit të vitit të kaluar në afërsi të vendit quajtur “Agjencia”, tek rreth-rrotullimi, në lagjen nr.2 në Pogradec. Pas ngjarjes tragjike, në muajt që pasuan, u mbajtën protesta dhe akuza politike. Shkaktoi reagim të madh në media dhe opinion publik për shkak se në fillim u raportua si aksidental dhe më pas u zbulua se mund të bëhej fjalë për një vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?