Vr@sja e Martin Canit, Dogjani: Në shkolla s’ka asnjë siguri. Fëmijët i presin me th*kë

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë fjalës në Kuvend, foli edhe për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e shkollës Fan Noli. Ai tha se nëna e tij, ende qan për djalin që iu vra padrejtësisht, ndërsa theksoi se në shkolla nuk ka siguri.

Ai tha gjithashtu se prindërit e fëmijëve jetojnë me ankthin nëse fëmija do iu kthehet në shtëpi ose jo, pasi sipas deputetit, të miturve u zënë pritë me thika në dyert e shkollave.

”Ajo qan te krevati i djalit, sepse ja vranë në shkollë. Në shkollë duhet të merrej edukim, dije, kulturë, por ja ku e keni përfunduar arsimin në Shqipëri. Dhe vini na tregoni përralla për laboratorë smart. Po ç’u duhen laboratorët fëmijëve, kur nuk kanë tualete nëpër shkolla. Ç’u duhen laboratorët fëmijëve, kur dhunohen e bullizohen dhe përdoret masivisht droga në ambientet e shkollës. Ç’u duhen laboratorët prindërve, kur jetojnë me ankth se mos nuk u kthehen fëmijët nga shkolla, pasi del tjetri e i pret me thikë te dera e shkollës. Mësuesit tanë janë nën agresionin dhe trysninë për vendin e punës nga Rilindja”, tha deputeti Dogjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?