Vr*sja e Pjerin Xhuvanit, Paplekaj: Qëllova në kushtet e vetëmbrojtjes
Këtë të premte në gjykatën e Elbasanit u zhvillua seanca e fundit gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prillin e vitit 2021.Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj dhe avokati i tij, kanë parashtruar konkluzionet përfundimtare.
Sipas tyre, prokuroria nuk e ka risjellë ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, duke kërkuar që të ndryshohet cilësimi juridik, nga vrasje në rrethana cilësuese, në vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes.
Edhe dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit së bashku me 6 efektivë të policisë, të akuzuar për shpërdorim detyre me mosveprim në momentin e ngjarjes, kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë.
Për ta dëshmitë nuk përputhen me akuzat e prokurorit të çështjes. Për të akuzuarin kryesor, Arbër Paplekaj, prokuroria kërkoi më herët dënimin e tij me 25 vite burgim, ndërsa për ish-drejtuesit dhe punonjësit e policisë, dënimin e tyre me shërbim prove. Gjykata e Elbasanit caktoi datën 12 korrik për të dhënë vendimin përfundimtar.