Vr*sja e policit Novruz Cenalia, flet drejtori i Policisë: Pistë kryesore është një kon*likt i çastit

Vendi është tronditur nga një vrasje. Novruz Cenalia, banor i fshatit Baltëz, me detyrë polic i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Fier, ishte i veshur me uniformën e Policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin kur u vra nga 23vjeçari i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica, banor i fshatit Sulaj pak metra larg fshatit ku ndodhi krimi.

23-vjeçari është larguar me makinë të cilin më pas e ka braktisur në një lagje afër fshatit. RENEA e FNSH po krehin zonë pasi dyshohet se autori mund të jetë afër ndërsa janë ngritur postblloqe të FNSH-së. Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika bëri thirrje autorit të dorëzohet gjithashtu kërkoi dhe ndihmën e familjarëve të negociojnë për të bindur 23 vjeçarin të dorëzohet.

Panganika deklaron se bëhet fjalë për një vrasje për konflikt të çastit duke rrëzuar pistën e hakmarrjes. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur mësohet se i ati i viktimës, edhe ai polic ka qenë në sallën operative të policisë së Fierit kur është njoftuar për vrasjen e të birit. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa ka vendosur dhe shumën 30,000 euro shpërblim për këdo që ka informacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?