Vr*sja e të riut me snajper, Policia, FNSH dhe RENEA kontrolle në qytetin e Vlorës

Sërish Vlora është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA mbrëmjen e sotme (11 janar). Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20-vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati. Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me familjen Sinomati. Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe është prerë për të urdhër arresti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?