Vr*sja në burg/ Mjacajt iu sekuestrua një telefon 3 muaj më parë, policia kontroll banesës në Dukagjin
Sokol Mjacaj i cili vrau në burgun e Peqinit Arben Lleshin, mësohet i është sekuestruar një telefon 3 muaj më parë, dhe pritet të verfikohet. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime.
Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e vetë Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij. Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme.
Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.
Pasi Sokol Mjacaj kreu vrasjen dhe nisi të kërcënojë të tjerët se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar. Pas dorëzimit përmes negociatave për sigurimin e jetës ka rezultuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba dhe rrjedhimisht presioni dhe kërcënimet kanë qenë me pistoletë bosh.