Vr@t xhaxhain dhe nipin pas sherrit me të birin, autori dorëzohet në Polici
Një krim i dyfishtë ka tronditur vendin këtë të martë. Gramos dhe Vladimir Kurtaj, xhaxha dhe nip me njëri-tjetrin, humbën jetën në një ngjarje kriminale në Kurjan të Roskovecit. Ata janë vrarë me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili është dorëzuar tek efektivët pas krimit që kreu.
Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave. Shkak sipas deklaratës së parë nga Policia e Fierit, është një sherr që viktimat kishin me djalin e autorit, i cili ka thirrur të atin pas një debati që pati me fqinjët. Pas krimit autori Altin Kuka është dorëzuar vetë në polici. Policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë, për tu vetëdorëzuar. Situata e rendit në vend sa vjen dhe rëndohet, me konflikte ordinere që shkaktojnë viktima dhe jemi në një pasiguri për jetën.
“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policin e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat”,- tha shefi i policisë Shpëtim Hasanaliaj.