Vr*tet ish-gardiani, tentoi t’i fuste alkool në qeli Shullazit. Pjesë e skemës dhe një vajzë
Një i ri ka ndërruar jetë këtë të premte në Tiranë, pasi është goditur me thikë gjatë një sherri me disa të tjerë. Egli Pashollari humbi jetën pas konfliktit me disa të tjerë në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Viktima sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij është nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, ku edhe ka humbur jetën rrugës.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njofton policia. Egli Pashollari është ish-gardian burgu i akuzuar më parë se tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit.
KOHA JONË SONDAZH

